Aktualitet

Jam krenare për ty, o engjëlli më i bukur në botë –

Paraditen e 18 shkurtit qyteti i Shkodrës u trondit nga një ngjarje e rëndë ku 34-vjeçari Kolë Manaj qëlloi me plumb në kokë partneren e tij prej 5 vitesh, Anila Ndokën dhe më pas vrau veten.

34-vjeçari ndërroi jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa partnerja e tij luftoi për jetën ditë me radhë, por fatkeqësisht nuk arriti t’i mbijetonte plumbit të marrë në kokë dhe si pasojë mbylli sytë përgjithmonë mëngjesin e 24 shkurtit.

Anila la pas tre fëmijë të cilët i kishte nga martesa e parë, ndërkohë 34-vjeçari nuk kishte fëmijë.

Motra e këtij të fundit ndërkohë ka publikuar foto me Kolën.

“Engjelli më i bukur në parajsë. Gjysma e shpirtit tim. Shpirti i motrës ti. Ti ishte shpirti më i bukur në botë, e tani je engjëlli më i bukur në botën tjetër.

Njeri më i mirë që ekzistonte. Unë jam krenare për ty shpirti i motrës, edhe do të jem sa të kem jetë të jetoj.

Ti ishte e do jesh në shpirtin e zemrës time”, shkruan e motra e Kolë Manajt në një nga postimet e saj.

Anila Ndoka, nëna e tre fëmijëve nga martesa e mëparshme, përkatësisht 20, 18 dhe 9 vjeç, prej vitesh bashkëjetonte me 34-vjeçarin.

44-vjeçarja punonte në Bashkinë e Shkodrës, ndërsa partneri i saj ishte i papunë.

Ajo kishte vendosur të ndahej nga Manaj, ndaj dhe ai vrau Ndokën dhe veten.

#Jam #krenare #për #engjëlli #më #bukur #në #botë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button