Video/ I dëmtuar e i braktisur nga të gjithë, Sao Paolo i jep një kontratë: lotët e Pato prekin Brazilin

Ju kujtohet Alexandre Pato? Një periudhë e artë te Milan, dashuria me Barbara Berlusconi, pastaj kthimi në Brazil. Mes tyre janë periudhat e palumtura te Chelsea, në Spanjë dhe rreth Kinës e Shteteve të Bashkuara, përpara se të kthehej te Sao Paulo. Një karrierë që u duk premtuese, por u kondicionua nga një listë e gjatë dëmtimesh. E ndoshta tani është legjitime që rikthimi në fushë të shoqërohej nga lotët.
Nga Alexandre Pato ishin zhdukur të gjitha gjurmët kur skuadra amerikane e Orlando City vendosi të mos rinovonte kontratën e tij. Një goditje e tmerrshme, sepse braziliani ishte edhe i dëmtuar. Duke qenë si ishte pa kontratë, ish-sulmuesi i Milan duhej të fillonte një periudhë rehabilitimi dhe stërvitjeje në vetmi të plotë. Por fatmirësisht në futboll ka ende nga ata që nuk i harrojnë talentet e tyre. Kështu që Sao Paulo, skuadra që e futi në futbollin që ka rëndësi, i ofroi atij një mundësi të re. Kontratë deri në fund të sezonit, me një opsion për vitin e ardhshëm. Një mundësi që Pato e kapi në ajër e që e bëri të rilindte.
Lexo më tej: FOTO/ Pato i çmendur pas aktores kineze
Pato zbriti në fushë në ndeshjen e kampionatit kundër Bragantino. Sulmuesi hyri në fushë në minutën e 80′ dhe luajti një pjesëz të ndeshjes mes turmës brohoritëse. Ishte një moment magjik për Pato dhe në fund të takimit ai nuk i mbajti dot lotët: “Isha në ankth, mezi prisja. Kam qarë shumë por sot është dita e buzëqeshjes”.
ELE VOLTOU, TORCEDOR! Pato fez sua reestreia com a camisa do São Paulo contra o Red Bull Bragantino! #Brasileirão2023 pic.twitter.com/2X1rgGvkAd
— TNT Sports BR (@TNTSportsBR) July 9, 2023
#Video #dëmtuar #braktisur #nga #të #gjithë #Sao #Paolo #jep #një #kontratë #lotët #Pato #prekin #Brazilin
Lapsi