Kemi rritur në mënyrë historike pagat e mësuesve, sot mesatarja është 950 euro –

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, është shprehur se qeveria e kryeministrit Edi Rama, në korrik të vitit të kaluar, ka bërë një rritje historike të pagave të mësuesve.
Komentet Manastirliu i bëri teksa prezantoi vendimet e qeverisë, ku tha se sot pagat mesatare të mësuesve janë 950 euro.
Ajo shtoi gjithashtu asnjë mësues sot nuk merr më pak sesa ka marrë nga hyrja në fuqi e pagave të reja.
“Prioriteti ynë absolut janë mësuesit. Ne kemi treguar vëmendje për ta në çdo ditë të vitit. Kjo reflektohet edhe në politikën e pagave, të ndjekur për mësuesit. Sot paga mesatare e mësuesve është në 950 euro, e krahasuar kjo edhe me vendet e rajonit, si një pagë që konsiderohet një rritje historike për mësuesit, paga e re që u fut në fuqi nga 1 korriku 2024.
Rritja mesatare mujore për pagat e mësuesve është 180 euro mesatarisht në muaj. Asnjë mësues sot nuk merr më pak sesa ka marrë nga hyrja në fuqi e pagave të reja. Ajo që është realizuar në kuadër të reformës së pagave, janë harmonizuar elementët e pagës me me administratën publike.
Pra ne kemi rritur masën e vjetërsisë, pagën e pozicionit dhe kemi harmonizuar elementët e pagës me administratën publike. Një mësues në arsimin fillor me Bachelor, pra me ciklin e parë të studimit, për 20 vite punë eksperiencë, para korrikut merrte 73 mijë e 800 lekë, pagën bruto. Pas korrikut 2024, 92 mijë e 800 lekë”, tha Manastirliu.
#Kemi #rritur #në #mënyrë #historike #pagat #mësuesve #sot #mesatarja #është #euro
Java News