E ardhmja e Yamal është vetëm tek Barcelona

Anësori i Barcelonës, Lamine Yamal, do të zgjasë kontratën e tij me klubin e La Ligësuu përtej vitit 2026, tha sot agjenti i tij, Jorge Mendes.
17-vjeçari spanjoll, i cili fitoi çmimin “Golden Boy 2024” për të mbyllur një vit në të cilin ai ndihmoi vendin e tij të fitonte Kampionatin Evropian, ka shënuar 11 gola dhe ka dhënë 16 asistime në 35 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon për Barçën.
Si produkt i akademisë së Barçës, Yamal ka luajtur 86 herë për klubin katalanas që kur bëri debutimin e tij për të rriturit në prill 2023.
“Lamine do të vazhdojë te Barça, gjëja e rëndësishme tani është të mendojmë për çështjet sportive”, tha Mendes për mediat spanjolle pas një takimi me presidentin e Barçës, Joan Laporta në Lisbonë.
Barcelona viziton skuadrën portugeze Benfica për ndeshjen e parë të raundit të 16-të të Ligës së Kampionëve sonte në mbrëmje.
#ardhmja #Yamal #është #vetëm #tek #Barcelona
gazetablic.com