O Gjuzo e mban mend kur deheshim te ‘Bar Sahati’ dhe shisnim… –

Gjergj Luca ka ironizuar koalicionin e Partisë Demokratike.
“Përshëndetje miq, sapo erdha në aeroport të Athinës, po kthehem nga Izraeli pas një vizite të suksesshme. Do ju lexoj aleatët e partisë time. Janë 26 parti dhe nuk e shoh veten unë kërkund.
E para PD, partia ime, Partia e Lirisë, Partia Republikane e Fatmir Mediut, Partia Demokristiane e të madhin Nard Ndoka. Partia Bashkimi për të drejtat e njeriut përfaqësuar nga kryetari Vangjel Dule. Vangjel të shkon mbas Nardit se aty aty jeni, nuk jeni larg, të krishterë të dy.
Partia Agrare Ambientaliste nga miku im Agron Duka, se di përse vazhdon në këtë tallava, një djalë i mrekullueshëm. Partia Albania përfaqësuar nga kryetari Kujtim Gjuzi.
Është kryevepër miq, o Kujtim o ta hënksha zemrën, e mban mend sa kena shit tek bar Sahati kur u dejshim, car lloj katunarësh na vishin rreth e përqark.
Je i madh, ajo është partia që të takon Kujtim. Edhe vej pak rregull aty, merru çik me kryetarin se vetëm “të vërteta” flet nga goja. Ta honksha zemrën.
Partia e Emigracionit Shqiptar, po mire ne a duam ta mbyllim emigracionin. Çar do kjo parti me ne o doktor, lerë këtë parti jashtë, ne duam të kthehen shqipatarët. Kristaq Papa, Partia Aleanca Arbnore. Doktor çështë ky mo vlla, po nuk duam luftë.
Partia Aleanca Europiane Ekologjike, ne aty e kemi hallin te Ekologjia se gjithë të tjera i kena marrë, po Sazan Guri është burrë i mirë.
Partia Lëvizja e Legalitetit, nga Shpëtim Axhani, se çar do me doktrin që del haptas. Partia Demokristiane Shqiptare, Mhill Gecaj. O Nard pse na ka hyrë ky?
Partia Fryma e Re Demokratike, përfaqësuar nga kryetari Sali Shehu, e kam mik, e ka pas ndihmuar dikur. Partia Balli Kombëtar Shqiptar, përfaqësuar nga Kryetari Adriatik Alimadhi, balli Kombëtar për zotin më të mirë se komunistat kanë qenë. Partia Balli Kombëtar Demokrat, përfaqësuar nga Kryetari Artur Roshi.
Partia Bashkimi Popullor i Pensionistëve Shqiptarë, para vdekjes apo pas vdekjes. Kjo është partia që ti duhet të përfaqësoshë. Bashkimi për pensionistët. Kët merre në dorë, jo ne që kemi edhe 20 vjet punë.
Partia Aleanca e Maqedonasve, po ç’doni ju shula me doktorin. Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, nga kryetari Shpëtim Idrizi. O Shpëtim po si të kanë lënë të fundit mo burrë, në të kemi pasur të parin. Të linim në krye të tavolinës, këta demokratët të kanë lënë në fund të tavolinës.
Miqtë e mij, ju të aleancës, në rast se nuk i thoni doktorit të më bëjë dhe mua vendin që më, takon, mbajeni mend do ju bëjë copë”, shprehet ai me ironi.
#Gjuzo #mban #mend #kur #deheshim #Bar #Sahati #dhe #shisnim
Java News