Gjirokastra 18 vite në UNESCO, festime të shumta në qytetin e gurtë

18-vjetori i përfshirjes së qytetit të Gjirokastrës në Listën e Trashëgimisë Kulturore Botërore nën mbrojtjen e UNESCO është kremtuar me një sërë aktivitetesh në qytetin e gurtë.
Në 15 korrik 2005 Gjirokastra do të bëhej pjesë e vlerave botërore të listuara nga UNESCO, duke e bërë një datë të veçantë për promovimin dhe rijetëzimin e elementëve ndërtimore dhe arkitektonike të saj. Në ekspozitat fotografike të çelura mbrëmjen e së premtes janë prezantuar vlerat muzeale të papërsëritshme të Gjirokastrës së gurtë.
“Në kuadër të 18-vjetorit të përfshirjes së Gjirokastrës në UNESCO Bashkia Gjirokastër ka organizuar aktivitetet ” Guri dhe druri” simbolika që karakterizojnë qytetin tonë. Në kuadër të këtij aktiviteti kemi organizuar ekspozita fotografike të gurgdhendësve dhe drugdhendësve. Këto ekspozita janë paraqitur në ambientet e Obeliskut dhe Pazarit karakteristik”, tha Ervina Saliaj, përgjegjëse e Turizmit, Bashkia Gjirokastër.
Tashmë vlerat ndërtimore të Gjirokastrës tërheqin edhe një numër në rritje të turistëve duke u kthyer në resurse të rëndësishme për nxitjen e ekonomisë lokale.
#Gjirokastra #vite #në #UNESCO #festime #të #shumta #në #qytetin #gurtë