Sport

Shqiptari i lë mbresa edhe Zlatan Ibrahimovic në takim, ja pse Igli Tare do të marrë postin e drejtorit sportiv te Milani

Igli Tare është aktualisht konkurrenti më i fortë dhe favoriti për të qenë drejtori sportiv i Milanit. Shqiptari ka bindur presidencën e kuqezinjëve me CV e tij dhe në ditët e ardhshme pritet të vijë zyrtarizimi.

Tuttosport ka zbuluar se takimi në Londër mes Igli Tares dhe Gerry Cardinale me Zlatan Ibrahimovic, shkoi në mënyrë perfekte. Shqiptari i ka lënë mbresa Ibrahimovic teksa figura e tij tregoi një “burrë të fortë, njeriu që e përjeton futbollin dhe zbulues talentesh”.

Detyra e Igli Tares do të jetë që të rivendosë rendin në Milanello, për të bërë lidhjen e duhur mes lojtarëve dhe trajnerit. Gjithashtu Igli Tares do t’i caktohet edhe detyra për të zgjedhur trajnerin e ri për sezonin e ardhshëm, sigurisht, duke përjashtuar ndonjë surprizë në vazhdimësi. /Sport Ekspres/

#Shqiptari #lë #mbresa #edhe #Zlatan #Ibrahimovic #në #takim #pse #Igli #Tare #të #marrë #postin #drejtorit #sportiv #Milani
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button