Aktualitet

Tentoi të ekzekutonte kushëririn, vihet në pranga 29-vjeçari në Tiranë –

Një 29 vjeçar ka rënë në pranga e policisë së Tiranës nën akuzën e tentativës së vrasjes.

Në kuadër të operacionit “Lokacioni” u vu në pranga shtetasi Mario Nela 29 vjeç, të cilit Gjykata e Tiranës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Nga hetimet dyshohet se ky shtetas, në bashkëpunim me babanë dhe vëllanë e tij, shtetasit G. N. dhe E. N., gjatë një konflikti më datë 11.09.2024, ka tentuar të vrasë me armë zjarri, kushëririn e tij, shtetasin E. N.

#Tentoi #të #ekzekutonte #kushëririn #vihet #në #pranga #29vjeçari #në #Tiranë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button