Aktualitet

Flick lavdëron Benfican: Ekip i madh, do të jetë shumë e vështirë për ne

Barcelona rikthehet në “Estádio da Luz” për t’u përballur me Benfica-n në ndeshjen e parë të fazës së 1/8-ave të UEFA Champions League, pas fitores spektakolare 5-4 në fazën e grupeve.

Trajneri Hansi Flick pret një tjetër përballje të madhe futbolli, por mbi të gjitha një fitore të katalanasve.

“Presim një ekip të madh përballë, Benfica është një nga skuadrat më të mira në këtë kompeticion dhe e kanë treguar këtë. Ata luajnë me shumë vetëbesim dhe dinamikë, e lëvizin topin shpejt dhe është e vështirë për t’u mbrojtur kundër tyre.

Duhet të luajmë më mirë, të jemi shumë më të fortë.

Sot kemi bërë përgatitje dhe nesër kemi planin tonë të lojës. Mendoj se jemi të gatshëm për këtë sfidë.”

E dimë që ata kanë stilin e tyre të lojës, ne kemi tonin. Kemi një strategji të mirë dhe shpresoj që të jemi më të përgatitur ndaj kundërsulmeve të tyre dhe dinamikës që treguan në ndeshjen e parë.

Do të jetë një ndeshje e vështirë, por besoj se jemi gati.”

Flick mohoi që Barcelona të jetë favorite, si në këtë duel, ashtu edhe për fitimin e Champions League:

“Në këtë fazë nuk ka ndeshje të lehta. Çdo skuadër e ka merituar të jetë këtu dhe Benfica është një ekip i madh.

Do të luajmë në një stadium të jashtëzakonshëm, me një atmosferë unike, dhe do të jetë shumë e vështirë për ne.

Por ne jemi gati dhe fokusohemi gjithmonë ndeshje pas ndeshjeje.”

I pyetur për një interes të mundshëm të Barcelonës për Carreras, Flick nuk ka dashur të komentojë:

“Ai luajti një ndeshje të madhe kundër nesh, është një lojtar i shkëlqyer, por është pjesë e Benfica-s dhe nuk është stili im të flas për lojtarë të klubeve të tjera. Kemi mbrojtës të shkëlqyer në La Masia dhe jam i lumtur për ta.”

Përsa i përket Gavit, Flick konfirmoi se spanjolli mbetet në dyshim për sfidën:

“Gavi dje nuk u stërvit sepse nuk ndihej mirë. Do të presim dhe do të shohim. Ai ka kaluar një dëmtim të rëndë, prandaj duhet të kemi kujdes. Ai preferon të luajë në një pozicion ndryshe nga numri 10, ndërsa Dani Olmo është një lojtar që krijon raste dhe shënon gola.”

Trajneri gjerman nuk harroi të përmendte Leëandoëskin, por vuri theksin te loja e skuadrës:

“Është gjithmonë mirë të kesh një sulmues që shënon gola, por për mua gjithçka ka të bëjë me ekipin.

Ai po bën punën e tij në fushë, por duhet të vazhdojmë të luajmë si ekip, sepse është më mirë të jesh një skuadër e madhe sesa të kesh vetëm një lojtar të madh.”

Në fund, i pyetur për Neymarin, Flick e mbylli me një përgjigje të prerë:

“Nuk është puna ime të flas për këtë. Unë jam i fokusuar tek ekipi deri në fund të sezonit.

Kemi mundësi të mëdha për të arritur objektivat tona dhe dua të qëndroj i përqendruar te kjo. Këto çështje janë për Deco-n.”



#Flick #lavdëron #Benfican #Ekip #madh #të #jetë #shumë #vështirë #për
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button