Ukraina është gati të nënshkruajë marrëveshjen për mineralet –

Donald Trump, gjate fjalimit në Kongresin Amerikan, tha se Ukraina është gati të nënshkruajë një marrëveshje për mineralet “në çdo kohë”.
Kjo marrëveshje për mineralet do t’i jepte SHBA-së një pjesë të pasurisë së vendit nga burimet e saj natyrore, që Trump ka thënë se do të kompensonte mbështetjen e Uashingtonit që nga fillimi i pushtimit rus.
Marrëveshja dukej se ishte në prag të kolapsit javën e kaluar pasi Trump qortoi Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë.
Por ai tani thotë se presidenti ukrainas i ka shkruar një letër dhe ka zbuluar se janë gati për një marrëveshje.
“Në letër thuhet se Ukraina është e gatshme të vijë në tryezën e bisedimeve sa më shpejt që të jetë e mundur për të sjellë më afër paqen e qëndrueshme.
Për sa i përket marrëveshjes për mineralet dhe sigurinë, Ukraina është e gatshme ta nënshkruajë atë në çdo kohë, nëse kjo është e përshtatshme për ju”, tha Trump.
Ai thotë se fundi i luftës do të ishte “i bukur”, duke shtuar se SHBA ka dërguar qindra miliarda dollarë për të mbështetur mbrojtjen e Ukrainës.
#Ukraina #është #gati #të #nënshkruajë #marrëveshjen #për #mineralet
Java News