Aktualitet

Ekonomia e nis mbarë, në janar u mblodhën 101 milionë euro më tepër se vitin e shkuar – JavaNews.al

Kryesisht nga çmimet dhe të ardhurat nga paga e individëve, në arkën e shtetit hynë plotë 646 milionë euro në janar.

Të dhënat nga Ministria e Financave tregojnë se në krahasim me fillim-vitin e shkuar, arkëtimet janë rritur me 101 milionë euro ose 11,6%, shkruan A2.

Me gjithë inflacionin e zbutur, nga tatimi mbi vlerën e shtuar mbi çmimet e ushqimeve dhe produkteve u mblodhën plotë 220 milionë euro, 37 milionë më tepër se një vit më parë.

Eduart Gjokutaj, ekspert për ekonominë, deklaron: “Ky është një lajm i mirë për buxhetin e shtetit, por jo për qytetarët dhe bizneset. Këta të fundit po paguajnë më shumë. Na mungon një analizë që të tregojë se sa janë ngushtuar evazioni dhe informaliteti. Nëpërmjet tyre ne do mund të matnim edhe performancën e përgjithshme të politikave”.

Rritja e pagave të individëve gjithashtu kontribuoi me 72 milionë euro, 15 milionë më tepër se në po të njëjtin muaj të një viti më parë. Nga ana tjetër, qeveria duket se po tregohet më dorështrënguar te shpenzimet. Për investime shkuan 464 milionë euro, shifër kjo në rritje në raport me një vit më parë, por ato u realizua vetëm në masën 89.7% të planit.

“Duhet analizuar me kujdes. Pse nuk janë realizuar investimet. Ky është problem. Nuk është kurim por mungesë eficencë nga institucionet”, tha Gjokutaj.

Të ardhurat ndjeshëm më të larta se shpenzimet bënë që ekonomia e vendit të mbyllej pozitivisht në janar me 182 milionë euro të kursyera. /a2

#Ekonomia #nis #mbarë #në #janar #mblodhën #milionë #euro #më #tepër #vitin #shkuar #JavaNews.al
JavaNews

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button