Më 11 maj, mund të kemi surpriza, ja kush është më i favorizuar –

Anila Hyka, anëtarja e Këshillit Koordinues të Diasporës thotë se mund të ketë supriza në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, lidhur me votën e diasporës.
Në emisionin “Real Story” në ABC News, Hyka u shpreh se partitë kryesore janë të avantahzuara, por vota mund të marrin edhe partitë e reja.
“Unë them që mund të ketë edhe surpriza. Sigurisht, që partitë kryesore që kanë tradita dhe strukturë, kanë ngritur me kohë bazat e tyre. Partitë kryesore nuk kanë pasur nevojë të implementojnë votën. Ata i kanë bazat e tyre të partisë, simpatizantët dhe militantët. Ke dhe pjesë gri që voton për programin. Fakti që kemi një strukturë të kërkesave, pra votuesve që i takojnë brezave më të rinj, them që ky do jetë elektorati që do jetë më i panjohur për të gjitha partitë. Kam përshtypjen që edhe këto partitë e reja do marrin vota. Do kisha pasur dëshirë të kishte më pak lista partish dhe më shumë koalicione për të maksimalizuar votën”, theksoi ajo.
#Më #maj #mund #të #kemi #surpriza #kush #është #më #favorizuar
Java News