BDI drejt përçarjes / Nënkryetari ka gati forcën e re: Kryesia e ka harruar çështjen shqiptare

Në Maqedoninë e Veriut po përgatitet themelimi i një partie të re shqiptare, ndërsa pritet te konfirmohet përçarja e forcës më të madhe, Bashkimit Demokratik për Integrim.
Lajmin e ka konfirmuar në një intervistë për Vizion Plus, nënkryetari i kësaj force politike, Izet Mexhiti, i cili u shpreh se forca e drejtuar nga Ali Ahmeti e ka braktisur çështjen shqiptare.
Mexhiti tha se fajtor për këtë situatë është zv.kryeministri Artan Grubi, që sipas tij, ka kapur partinë dhe kryetarin Ali Ahmeti.
Kryesia e BDI, sipas Mexhitit, është hakmarrë ndaj mendimit ndryshe.
Për këtë arsye, ai e sheh themelimin e një partie të re si të vetmen rrugë përpara. Në mbyllje, Mexhiti u shpreh se projekti i tij do të jetë gati në zgjedhjet e ardhshme.
/a.r
#BDI #drejt #përçarjes #Nënkryetari #gati #forcën #Kryesia #harruar #çështjen #shqiptare