Aktualitet
“Cavalli Out”, tifozët e Prishtinës e ‘mbushin’ faqen zyrtare me komente kundër trajnerit

Skuadra më e trofeshme kosovare në futboll, FC Prishtina është në një krizë të thellë të rezultateve në Superligën e Kosovës në futboll.
Klubi kryeqytetas nuk njeh fitore në Superligë që nga 1 dhjetori i vitit të kaluar, kur fitonte ndaj Dukagjinit me rezultatin minimal, 0-1, përcjell Sport.
Në shtatë duelet e fundit, Prishtina ka 5 barazime dhe 2 humbje, duke mos regjistruar asnjë fitore.
E siç duket tifozëve të Prishtinës, iu është mbushur “kupa” dhe kanë filluar me komente kundër trajnerit, duke kërkuar largimin e tij nga klubi.
Më poshtë keni disa komente të tifozëve në drejtim të trajnerit në faqen zyrtare të klubit:
#Cavalli #tifozët #Prishtinës #mbushin #faqen #zyrtare #komente #kundër #trajnerit
gazetablic.com