Aktualitet

“Doli Noizi/ E kemi zgjidhur me shtet” – Përgjimet që fundosën shefat e policisë –

Detaje të tjera janë zbardhur nga operacioni i dy ditëve më parë ku u lëshuan 10 urdhërarreste, mes të cilëve ishin edhe 4 punonjës policie, me detyrë “oficerë krimesh”. Sipas informacioneve, grupi drejtohej nga Kristo Qirici, vëllai i Edmond Papës dhe Eldian Allushaj, një tjetër trafikant të cilët dyshohen për disa ngjarje kriminale. Mësohet se grupi vepronte në koordinim me Edmond Papën, biznesmenin nga Saranda që u ekzekutua në Tiranë në 2022. Kristo Qirici ka rezultuar në komunikime në Sky Ecc me Shkëlzen Ruskën, ky i fundit shef i policisë në Himarë, i arrestuar. Ruska i kërkoi dhomë në “Sky Hotel” në bregdetin e Sarandës, Qiricit.

Ai i dërgon emrin e tij të plotë Qiricit dhe kështu është bërë i mundur edhe identifikimi i tij. Mësohet se hoteli ndodhet në pronësi të Edmond Papës, dhe Qirici e adreson Ruskën që të lidhet direkt në telefon me vëllanë e tij.

Sipas informacioneve, në komunikime përmendin mjaft emra të punonjësve të Policisë së Shtetit. Ish-kandidati i PD për Bashkinë e Roskovecit, Erdit Hazizaj, i larguar nga Policia e Shtetit në vitin 2022, del në komunikime në SkyEcc me Kristo Qiricin dhe Shkëlzen Krajën, një tjetër emër i skeduar në trafikun e drogës. Nga bisedat mes tyre, trafikantët thonë se “e kanë të zgjedhur punën me shtet”.

#Doli #Noizi #kemi #zgjidhur #shtet #Përgjimet #që #fundosën #shefat #policisë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button