Aktualitet

Sonte afati i fundit për dorëzimin e koalicioneve në KQZ, mbërrin në selinë e PD Blushi i Metës –

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, është paraqitur ditën e sotme në selinë e Partisë Demokratike, për mbylljen e negociatave mes partive aleate.

Raportohet se negociatat mes PL dhe PD ende vijojnë, ndërsa pritet që sipas raportimeve të mëhershme, partia e drejtuar nga Ilir Meta të marrë 4 deputetë në listën e sigurt.

Ndërkohë, afati për përmbylljen e dorëzimit të koalicioneve në KQZ është mesnata e sotme, ora 00:00.

Kujtojmë se Berisha konfirmoi sot se negociatat vijojnë dhe ato do të përmbyllen para afatit të mesnatës së sotme.

Berisha gjithashtu bëri me dije se Meta donte të ishte në lista të hapura, por nuk mund të bëjë fushatë nga burgu, kështu që do të jetë në listën e mbyllur.

“Ilir Meta është i burgosur politik dhe ka mbështetjen e plotë totale të PD dhe të gjithë opozitës shqiptare. Nuk ka diskutim. Lista të hapura? A mund të bëjë fushatë ai nga burgu. Ai donte nga lista të hapura, por ata e mbajnë në burg që të mos bëjë fushatë, sepse Edi Rama do të marrë mandatet duke mbajtur kundërshtarët në burg. Prandaj ai do jetë deputet në parlament dhe Edi Rama do jetë aty ku e meriton, do ekstradohet tek McGonigali. Bile ja tani atje është McGonigali”, tha Berisha

 

#Sonte #afati #fundit #për #dorëzimin #koalicioneve #në #KQZ #mbërrin #në #selinë #Blushi #Metës
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button