Anticikloni Afrikan “djeg” Shqipërinë dhe Mesdheun, temperaturat mbi 40 gradë Celcius

Sikurse ben me dijë Shërbimi Meteorologjik Ushtarak këtë fundjavë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
“Depërtimi i Anticiklonit Afrikan do të sjellë masa ajrore të thata e të nxehta duke bërë që moti të jetë i kthjellët gjatë gjithë ditës dhe kohëzgjatja e orëve me diell e temperatura të larta të mbizotërojë në të gjithë territorin.”
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-verilindje me shpejtësi 1-6m/s, duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 1 ballë.
Temperaturat do të shkojnë deri në 40 gradë në vendet e ulëta dhe bregdet, ndaj sygjerohet me patjeter shmangia e orëve të kulmit të të nxehtit, nga ora 11:00 deri në 15:00, sidomos për fëmijët, të moshuarit dhe ata që kanë probleme shendetësore.
/a.r
#Anticikloni #Afrikan #djeg #Shqipërinë #dhe #Mesdheun #temperaturat #mbi #gradë #Celcius