Aktualitet

5 pyetje mbi vdekjen “e dyshimtë” të aktorit legjendar dhe bashkëshortes së tij –

Hetimi për vdekjen e yllit të Hollivudit Gene Hackman dhe gruas së tij Betsy Arakaëa në shtëpinë e tyre në shtetin amerikan të New Mexico vazhdon. Pyetjet për vdekjen e çiftit nuk kanë gjetur ende një përgjigje të qartë. Detajet që dolën pas ekzaminimit të stimuluesit kardiak të Hackman ngritën pyetje të tjera. Ja 5 pyetjet që bien në sy për vdekjen e “dyshimtë” të Gene Hackman dhe gruas së tij Betsy Arakawa, raporton a2 CNN.

Arakawa u gjet e palëvizshme në dyshemenë e banjës. Pranë saj ishte një shishe e hapur me ilaçe dhe pilula të derdhura në dysheme, ndërsa Hackman u gjet në hyrje të shtëpisë, pranë kuzhinës, me syze dielli dhe një bastun pranë tij.

Shumë pyetje për vdekjen e çiftit nuk kanë marrë ende përgjigje.

1- Si e humbën jetën Gene Hackman dhe Betsy Arakawa?

Sipas autoriteteve, nuk kishte asnjë shenjë të hyrjes me forcë në shtëpi dhe asnjë shenjë të ndonjë lloj përplasjeje të dhunshme, por vetëm dy trupa njerëzish dhe një kafshë shtëpiake që dukej se kishte vdekur papritur. Vajza e Hackman, Elizabeth fillimisht dyshoi për helmim nga monoksidi i karbonit, por departamenti i zjarrfikësve në vendngjarje nuk gjeti shenja të një rrjedhjeje.

2- Kur humbën jetën?

Regjistrimi i fundit nga stimuluesi kardiak i Hackman u bë më 17 shkurt, thanë autoritetet, përcjell A2 CNN. Kjo tregon se koha e vdekjes mund të jetë 17 shkurti. Megjithatë, shenjat e dekompozimit dhe mumifikimit në trupin e Arakawa sugjerojnë se ajo vdiq të paktën dy javë përpara se trupat e tyre të zbuloheshin. Një anëtar i stafit që punon për nënën e Arakaëa tha për Daily Mail se Arakawa nuk e kishte telefonuar nënën e saj për muaj të tërë, duke shtuar se hera e fundit që ato folën në telefon, ishte në tetor.

3- Pse trupat e tyre të pajetë u gjetën kaq vonë?

Pasi punëtorët e mirëmbajtjes gjetën trupat, ata thanë se nuk kishin dëgjuar nga Hackman dhe Arakaëa për rreth dy javë. Sipas lajmeve të pasqyruara në shtypin amerikan, një nga arsyet e mundshme pse trupat e tyre nuk u gjetën menjëherë, mund të jetë për shkak të pandemisë COVID-19. A2 CNN shkruan se miqtë Daniel dhe Barbara Lenihan thanë se e panë Arawakën për herë të fundit në një dyqan tre javë më parë. Fakti që Hackman dhe Arakawa nuk shiheshin shpesh në ngjarje publike mund të ketë gjithashtu arsye pse trupat e tyre u zbuluan vonë.

4- Mbi çfarë provash po hetojnë autoritetet?

Autoritetet thanë se droga e gjetur me Arakawa ishte një provë e rëndësishme. Dy telefona celularë, të dhëna nga një platformë shëndetësore digjitale e quajtur MyQuest dhe një agjendë e vitit 2025 u sekuestruan nga brenda shtëpisë. Përveç kësaj, pamjet e sigurisë nga zona ku jetonte çifti po ekzaminohen për të përcaktuar se kush erdhi dhe shkoi në momentin e ngjarjes.

5- Cilët janë skenarët e mundshëm?

Ndërsa autoritetet nuk kanë arritur ende një përfundim përfundimtar, ata po shqyrtojnë disa skenarë të mundshëm: Shkaqet natyrore; Hackman ishte 95 vjeç dhe Arakawa ishte 64. Komplikimet e pleqërisë mund të kenë shkaktuar vdekjen e tyre.

Helmimi aksidental me ilaçe: Ilaçet që Arakawa kishte me vete mund të kenë shkaktuar vdekjen e saj nëpërmjet përdorimit të pakujdesshëm ose një reagimi të papritur.

Rrjedhje gazi; Megjithëse monoksidi i karbonit nuk u gjet, mundësia e një rrjedhjeje tjetër gazi është ende në tryezë.

#pyetje #mbi #vdekjen #dyshimtë #të #aktorit #legjendar #dhe #bashkëshortes #së #tij
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button