Aktualitet

Fitorja u takon tradhtarëve –

Adriana Kalaja, e cila kandidoi në primare në qarkun e Tiranës ka shprehur zhgënjimin e saj nga Sali Berisha pas përfundimit të këtij procesi.

Pas gjithë mundit dhe përpjekjeve për të siguruar një vend të sigurt në listë, ajo ka lënë të kuptohet se është e zhgënjyer nga ky proces.

Në një postim në Facebook, Kalaja ka ironizuar me shprehjen e njohur “fitorja u takon guximtarëve dhe luftëtarëve”, duke shtuar një version të ri: “Fitorja u takon tradhtarëve”.  Ky koment tregon qartë se ajo është e zhgënjyer nga përfundimet e primareve dhe se ka një trajtim të padrejtë në këtë proces.

Rezultati i primareve për qarkun e Tiranës ende nuk është bërë publik, por sipas informaconeve paraprake Jorida Tabaku e Ilir Alimehmeti janë ndër më të votuarit.

#Fitorja #takon #tradhtarëve
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button