Aktualitet

Liderët e BE mblidhen në Londër, diskutohen marrëdhëniet me SHBA pas përplasjes Trump – Zelenski –

Dhjetëra liderë botërorë mblidhen sot në Londër për të diskutuar planet e përbashkëta për mbrojtjen dhe sigurinë, ndërsa mbështetja ushtarake amerikane ndaj Ukrainës është vënë në pikëpyetje pas përplasjes së paprecedentë Trump-Zelensky në Zyrën Ovale.

Krerët e shteteve të Europës, përfshirë Francën, Gjermaninë, Italinë, dhe shefin e NATO-s, Mark Rutte, iu bashkohen liderëve nga Kanadaja dhe Turqia.

Samiti i Londrës merr një tjetër rëndësi pas zhvillimeve të fundit, ndërsa europianët kërkojnë garanci sigurie, si për shembull mbrojtje ajrore nga Uashingtoni, si pjesë e marrëveshjes së paqes që po diskutohet për t’i dhënë fund luftës ruse në Ukrainë.

Kryeministri britanik foli përpara samitit dhe tha se përpjekjet e tij kanë për qëllim rikthimin e fokusit në atë që është e rëndësishme, ndërsa komentoi dhe konfrontimin në Uashington.

“Askush nuk donte ta shihte atë që ndodhi. Megjithatë, fokusi duhet të jetë në një paqe të qëndrueshme në Ukrainë, e cila është thelbësore për sigurinë e Europës. Qëllimi është të kapërcejmë tensionet dhe ta kthejmë të gjithë këtë në fokusin qëndror të mbështetjes së Ukrainës dhe ndalimin afatgjatë të luftimeve.”, tha Keir Starmer, Kryeministër i Britanisë së Madhe.

Starmer tha më tej se nuk i beson presidentit rus Vladimir Putin.

Starmer: “Nuk i besoj Putinit, ai do të vijë përsëri nëse do t’i jepet mundësia, prandaj është nevoja për garanci të forta sigurie. Por nga ana tjetër, unë i besoj presidentit Zelensky dhe presidentit Trump.”

Gazetarja: “A ka bërë Zelensky ndonjë gabim?”

Starmer: “Jo, nuk besoj. Presidenti ukrainas i ka shërbyer me guxim vendit të tij si një lider i kohës së luftës që nga fillimi i luftës.”

Pas shfaqjes historike në Shtëpinë e Bardhë, me Zelenskyn përballë Donald Trump dhe zëvendësit të tij JD Vance, liderët europianë mbështetën në unison liderin ukrainas, por këmbëngulin gjithashtu që raporti Kiev-Uashington duhet t’i rikthehet normalitetit dhe marrëveshja e mineraleve duhet të nënshkruhet.

Një rol për këtë pritet të luajë Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, e cila do të zhvillojë një takim kokë më kokë me Zelenskyn përpara samitit. Meloni ka qenë mbështetëse e fortë e Ukrainës dhe, në të njëjtën kohë, ruan raporte të shkëlqyera me presidentin amerikan Trump.

#Liderët #mblidhen #në #Londër #diskutohen #marrëdhëniet #SHBA #pas #përplasjes #Trump #Zelenski
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button