Aktualitet

“Qëndro i fortë, trim dhe i patrembur”, Von der Leyen në mbështetje të Zelenskyt pas “dushit të ftohtë” nga Trump –

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka reaguar pas dështimit të negociatave dhe përplasjeve të forta mes presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe presidentit amerikan Donald Trump, të cilat u zhvilluan në Shtëpinë e Bardhë.

Von der Leyen, duke shprehur mbështetje të fortë për Zelensky, shkroi në llogarinë e saj në X: “Dinjiteti juaj nderon guximin e popullit ukrainas. Qëndro i fortë, trim dhe i patrembur. Kurrë nuk jeni vetëm, i dashur president Zelensky. Do të vazhdojmë të punojmë me ju për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme.”

Ky mesazh i presidentes von der Leyen vjen pas tensioneve të krijuara mes liderëve të Shteteve të Bashkuara dhe Ukrainës, pas komenteve të Trump për politikën amerikane ndaj Ukrainës dhe luftës kundër Rusisë.

Reagimi i von der Leyen thekson mbështetjen e fuqishme të Bashkimit Europian për Ukrainën në këtë periudhë të vështirë dhe angazhimin e vazhdueshëm për një zgjidhje paqeje.

#Qëndro #fortë #trim #dhe #patrembur #Von #der #Leyen #në #mbështetje #të #Zelenskyt #pas #dushit #të #ftohtë #nga #Trump
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button