Aktualitet

Procesi ndaj Veliajt, Gjykata konfirmon masën dhe ndaj Sokol Kryeziut –

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit ka plotësuar kërkesën e Prokurorisë dhe ka lënë në fuqi masën e sigurisë detyrim paraqitje për biznesmenin Sokol Kryeziu, në lidhje me dosjen ndaj Erion Veliajt.

Gjykata, gjithashtu urdhëron personin nën hetim Sokol Kryeziu, që të paraqitet përpara oficerëve të policisë gjyqësore pranë Byrosë Kombëtare të Hetimit, të premten e parë dhe të katërt të çdo muaji në orën 14.45

Kryeziu ndodhej jashtë vendit në momentin që GJKKO firmosi masat e kërkuara nga SPAK, teksa është kthyer në Shqipëri për të zbatuar masën “detyrim paraqitje”.

Sokol Kryeziu i kompanisë “Gerard-A” është pjesë e dosjes së Erion Veliajt. Ai ka blerë 50 milionë lekë piktura pranë “NAN Gallery”, që kontrollohet nga Ajola Xoxa, ndërsa më herët ka qenë një fshesar në Drejtorinë e Përgjithshme të Pastrim Gjelbërimit, punëtor ngarkim-shkarkimi apo faturino.

#Procesi #ndaj #Veliajt #Gjykata #konfirmon #masën #dhe #ndaj #Sokol #Kryeziut
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button