Sport

E FUNDIT/ Milani mbetet jashtë Europës, Bolonja e mund mes polemikave

Milani po kalon një periudhë të vështirë në këto javë të fundit. Kuqezinjtë vazhdojnë të mbeten jashtë Europës edhe pas ndeshjes së sotme kundër Bolonjës. “Djalli” është larguar me një humbje 2-1 nga stadiumi.

Leao kaloi në epërsi Milanin në minutën e 43-të, por skuadra milaneze nuk arriti ta ruante këtë avantazh për shumë gjatë. Në minutën e 48 Kastro ktheu sërish baraspeshën, megjithëse me një gol që hapi polemika për rregullsinë tij.

Goditja përfundimtare për kuqezinjtë erdhi në minutën e 82-të nga Ndoj. Milani mbetet në vendin e 8 me 41 pikë të grumbulluara, ndërsa Bolonja ngjitet në të 6-tin me 44 pikë gjithsej./Sport Ekspres/

#FUNDIT #Milani #mbetet #jashtë #Europës #Bolonja #mund #mes #polemikave
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button