Zv.trajneri i Kombëtares, Ervin Bulku, zhvillon seancë stërvitore dhe bisedë të hapur me talentët e “Elite Youth Development Academy”

Talentët e “Elite Youth Development Academy” vijojnë punën e përditshme në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”, teksa stafi i dedikuar nga FSHF kujdeset për edukimin e tyre jo vetëm në aspektin sportiv, por edhe në atë edukativ dhe personal.
Së fundmi, fëmijët e akademisë kanë përjetuar një moment të veçantë, pasi janë trajnuar dhe kanë zhvilluar një takim me Zv.trajnerin e Kombëtares, Ervin Bulku.
Pas përfundimit të stërvitjes, Bulku zhvilloi një bisedë të hapur me djemtë, duke ndarë me ta eksperiencat e tij si futbollist dhe trajner.
Fëmijët morën pjesë aktivisht në diskutim, duke i drejtuar pyetje rreth momenteve kyçe të karrierës së tij, si: goli më i veçantë që ka shënuar, lojtari i preferuar, kundërshtarët më të vështirë me të cilët është përballur, emocionet e ndeshjeve me Kombëtaren, eksperienca në “Euro 2024” etj.
Në fund, zv.trajneri i Kombëtares ndau disa këshilla me lojtarët e rinj, duke u bazuar në përvojën e tij personale. Ai vuri theksin te puna e përditshme dhe disiplina, si elementë kyç për të arritur sukses në futboll.
#Zv.trajneri #Kombëtares #Ervin #Bulku #zhvillon #seancë #stërvitore #dhe #bisedë #të #hapur #talentët #Elite #Youth #Development #Academy
SportExpress