Sport

“Më vjen neveri, unë marr valixhen dhe largohem, pa kërkuar asnjë euro”! Trajneri i Milanit i prekur pas humbjes me Bologna-n

Milani po kalon një periudhë të vështirë në këto javë të fundit. Kuqezinjtë vazhdojnë të mbeten jashtë Europës edhe pas ndeshjes së sotme kundër Bolonjës. “Djalli” është larguar me një humbje 2-1 nga stadiumi. Menjëherë pas takimit, trajneri i Milanit, Conceicao, është shfaqur i prekur nga kritikat e shumta. Fillimisht trajneri foli për arbitrin duke treguar se goli i parë i Bologna-s duhej anuluar pasi përpara shënimit, një prej lojtarëve të tyre kapi topin me dorë.

“Pati një prekje të topit me dorë në golin e parë të Bologna-s. Këto janë episode negative që vendosin rezultatin. Këto episode vendosin ndeshjen. Më vjen keq që flas për arbitrin, nuk është i vetmi fajtor, kemi bërë edhe ne gabime, por këto episode ndodhin gjithmonë. Këto episode janë pozitive për të tjerët dhe negative për ne. Ka kriter të padrejtë, ndonjëherë fishkëllehet shumë dhe ndonjëherë fare. Por kjo është puna, gjyqtarët bëjnë gabime, si ne trajnerët. Nuk është fare e lehtë kjo situatë për një ekip që ka nevojë për rezultate dhe paqe. Cdo ditë njerëzit po flasin për mua, më ngjall neveri me disa komente të padrejta. Unë e di se çfarë dua dhe po ua thjeshtoj, bëj gati valixhen dhe largohem pa kërkuar asnjë euro më shumë. Kam gati 100 ndeshje në Champions League, kam fituar 13 trofe”, tha Conceicao. /Sport Ekspres/

#Më #vjen #neveri #unë #marr #valixhen #dhe #largohem #kërkuar #asnjë #euro #Trajneri #Milanit #prekur #pas #humbjes #Bolognan
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button