Aktualitet

Skandali i 50 mijë votuesve të pamundur –

Nga Ylli Pata

Damian Gjiknuri deklaroi dje në Kuvend se kush ka probleme shëndetësore serioze, nuk mund të votojë. Gjiknuri tha në Kuvend se kemi të bëjmë me rreth 50 mijë shqiptarë, të cilët nuk kanë mundësinë që të dalin të votojnë më 11 maj. Gjiknuri tha se Partia Socialiste kishte propozuar që këto qytetarë të votojnë me postë. Siç votojnë emigrantët.

Por Damian Gjiknuri e kaloi shumë lehtë këtë aspekt, që në fakt nuk përbën thjesht 5 deputetë afërsisht, por është një sfidë e humanizmit të atyre që e drejtojën këtë sistem. Gjiknuri, që është një jurist i shkolluar në Perëndim, duhet ta dijë se në kohën e diktaturës komuniste, të pamundurve, në procesin e votimit që nuk ishte kaq demokratik si sot, i shkonte një përfaqësi e komisionit të votimit dhe i pamunduri votonte pa postë. Dakord, mund të ishte një proces jo feer, por koncepti ishte më i mirë se ky i sotmi.

Mungesa e një deal-i mes mazhorancës dhe opozitës për të përjashtuar 50 mijë votues, vetëm se opozita nuk i beson një sistemi është sadomazokizëm.

Le të gjejë opozita apo kushdoqoftë një sistem për t’i përfshirë këto qytetarë që edhe në logjikën elektorale përbëjnë 5 deputetë, por nuk mund t’i përjashtojë. Ashtu siç mazhoranca nuk mund t’i lëshojë kaq kollaj në mënyrën më sadiste të mundshme.

Është një shkelje flagrante e të drejtës themeltare të njeriut; atë të zgjedhjes. Se si duhet të votojnë duhet ta gjejnë njerëzit e zgjedhur për këtë punë. Por nëse 50 mijë qytetarët e pamundur për të shkuar në kuti të votimit nuk mund të votojnë, atëherë, nuk voton askush. Nuk ka as logjikë as të drejtë, as arsye e as concept politik.

Pse nuk votojnë dot kur rrugë ka plot? Në kohë të diktaturës, të pamundurve i shkonte komisioni në shpi, pse sot nuk i shkon dot? Ku është OSBE dhe Këshilli i Europës? Jemi në një shkelje jo flagrante po e tmerrshme e të drejtës themeltare. Si mund të ndalohet një njeri të votojë, vetëm përse fizikisht nuk shkon në vendvotim? Kush ka të drejtë ta bëjë këtë?

Është një krim aq i rëndë, sa nesër nëse ka një shtet të drejtë, mund t’i dënojë deputetët e Shqipërisë për genocid. Votimi i të pamundurve fizikisht është gjëja më e thjeshtë në botë, ku ka shumë rrugë, vetëm po të ketë vullnet. Nëse s’ka vullnet, ka Kod Penal!

#Skandali #mijë #votuesve #të #pamundur
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button