Aktualitet

Vrasja e të riut në Shkodër, shoqërohen 20 persona, gjenden 6 gëzhoja në vendngjarje –

Disa detaje të reja kanë dalë nga vrasja e 20-vjeçarit Pavlin Preka një ditë më parë në fshatin Guci e Re të Shkodrës.

Policia vendore e Shkodrës ka shoqëruar deri më tani afro 20 persona, të cilët janë komshinj, shtetas që mund të kenë dijeni për viktimën apo edhe të tjerë që njihen si problematik në zonë. A2 CNN mëson se të gjithë janë marrë në pyetje ndërsa deri më tani nuk ka asnjë autor të dyshuar të ngjarjes.

Sakaq mësohet se i riu jetonte mes Dukagjinit dhe Gucisë bashkë me babanë dhe vëllain e tij teksa merren me bagëti atje. Viktima kishte 4 ditë që kishte ardhur në shtëpi ndërsa janë ende të paqarta motivet e kësaj vrasje duke mos patur ende një pistë hetimi.  Familjarët kanë deklaruar se nuk e kanë idenë se kush mund të jetë autori sepse nuk kanë qenë në dijeni të ndonjë konflikti, raporton A2 CNN.

Ndërkohë, mësohet se në trupin e viktimës janë qëlluar 6 plumba me armë zjarri pistoletë. Grupi hetimor ka sekuestruar gëzhojat të cilat ndodheshin pranë njëra-tjetrës. Efektivët dyshojnë se 20-vjeçari është qëlluar nga një distancë e afërt në oborrin e shtëpisë së tij ku u gjet trupi i pajetë.

Ka qenë xhaxhai i 20-vjeçarit, shtetasi Nikollë Preka personi që konstatoi se nipi i tij ishte vrarë. Viktima jetonte i vetëm në shtëpi ndërsa ushqehej tek familja e xhaxhait që e kishte shumë afër.  A2 CNN mëson se pasi e kanë telefonuar disa herë për të ngrënë drekën, i riu nuk i është përgjigjur dhe xhaxhai i tij ka shkuar tek banesa duke menduar se mos ishte në gjumë. Në ato momente e ka gjetur të shtrirë në oborr teksa kishte ndërruar jetë nga plumbat e marrë. Menjëherë xhaxhai i viktimës ka telefonuar policinë ndërsa efektivët nisën hetimet.

Ndërkohë komshinjtë kanë deklaruar se nuk kanë dëgjuar krisma, çka çon në dyshimin se vrasja mund të jetë kryer me pistoletë me silenciator. Policia dyshon se në atë zonë pa kamera sigurie, autori ka ardhur në këmbë dhe është larguar po në këmbë mes arave, ndërsa ka patur shumë mundësi për t’u larguar pa lënë gjurmë. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje të rëndë.

#Vrasja #të #riut #në #Shkodër #shoqërohen #persona #gjenden #gëzhoja #në #vendngjarje
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button