Aktualitet

Zelensky falënderon Trump dhe SHBA 4 herë pas përplasjeve në Shtëpinë e Bardhë –

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në komentet e tij të para pas takimit me presidentin amerikan, Donald Trump, falënderoi disa herë homologun e tij amerikan dhe amerikanët.

Trump sot gjatë takimit i tha Zelenskyt se duhet të jetë “mirënjohës” për mbështetjen e SHBA, ndërsa zëvendëspresidenti JD Vance e akuzoi Volodymyr Zelensky se nuk i tha faleminderit gjatë takimit, raporton BBC.

“Faleminderit Amerikë, faleminderit për mbështetjen tuaj, faleminderit për këtë vizitë”.

“Faleminderit @POTUS, Kongresit dhe popullit amerikan. Ukraina ka nevojë për paqe të drejtë dhe të qëndrueshme, dhe ne po punojmë pikërisht për këtë”, shkroi Zelensky në rrjetin social X.

#Zelensky #falënderon #Trump #dhe #SHBA #herë #pas #përplasjeve #në #Shtëpinë #Bardhë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button