Nuk kemi shpikur norma të reja! –

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, lidhur me komentet e kryeministrit Edi Rama, i cili disa ditë më parë quajti “lajthitje” survejimin e partive gjatë procesit zgjedhor, tha se marrëdhënia e bashkëpunimit me SPAK dhe Prokurorinë e Përgjithshme, konsiston vetëm në një protokoll të koordinimit.
Celibashi tha se “ne nuk kemi shpikuar as norma të reja rregullatore dhe as procedura të reja”.
Celibashi: Nuk mund të bëj asnjë koment mbi komentet apo opinionet e përfaqësuesve politikë apo funksionarëve të lartë publike, por ajo çfarë mund të them mes marrëdhëniet mes KQZ, SPAK dhe Prokurorisë së Përgjithshëm, nuk ndryshon asgjë në kuptim të përgjegjësive që institucionet ushtrojnë në raport edhe me procesin zgjedhor.
KQZ i ka të përcaktuara përgjegjësitë e veta në Kodin Zgjedhor përsa u përket paligjshëmrive në procesin zgjedhor. Po kështu edhe SPAK edhe Prokuroria e përgjithshme.
Marrëdhënia bashkëpunimeve mes tre institucioneve konsiston vetëm në një protokoll të koordinimit mes këtyre institucioneve brenda fushës së vetë të përgjegjësive dhe ne nuk kemi shpikuar as norma të reja rregullatore dhe as procedura të reja.
Nga ajo çfarë kam parë nga mënyra sesi SPAK dhe Prokuroritë janë duke punuar në këtë drejtim, në gjykimin dhe vlerësimin tim, veprimtaria synon të adresojë brenda kompetencave çdo problematikë që lidhet me procesin zgjedhor.
#Nuk #kemi #shpikur #norma #të #reja
Java News