Aktualitet

Prokurorët të gjithëfuqishëm në sallë, por duhet të dinë kufijtë –

Çështjet e nxehta të drejtësisë ishin në lupën e analistëve në studion e ‘360 Gradë’.

Analisti Arben Meçe u shpreh se Rama ndryshe nga Berisha ka thënë që SPAK ka mbështetjen e tij dhe të qeverisë dhe kurrësesi nuk e ka kundërshtuar. Ndër të tjera, Meçe u shpreh se prokurorët janë të gjithëfuqishëm në sallë falë mbështetjes që i japim, por duhet të dinë kufijtë e tyre.

“Në momentin kur qeveria nuk ka vullnet dhe kur do të mbajë të pushtuar SPAK nuk jep mbrojtje fizike. Zbatimi i ligjit është vullnet. Kur prokuroria urdhëron të japi masa sigurie policia është e detyruar t’i zbatoj. Ky person urdhëronte policinë të mos zbatonte urdhërin. Ligji e ndalonte por pushteti e lejonte. Ky person shkelte ligjin. Ka një ndryshim mes deklaratave të Ramës dhe Berishës.

Rama nuk ka zënë në gojë që vendimarrjet e prokurorisë janë politike. Rama nuk ka thënë që vendimet e SPAK janë të paligjshme. Kushdo që shkel ligjin, SPAK ka autoritetin. Ka thënë që ka mbështetjen tonë për të goditur çdo shkelës ligjor dhe kur fillon të interpretohet që është kundërshtim i SPAK, si mund të thuash kur ka mbështetjen tonë që është luftë në të kundërt. Nëse do të kishim avokat në proceset gjyqësore do të shihnit inferioritetin që avokatët trajtohen në procese gjyqësore. Prokurori është i gjithëfuqishëm në sallë dhe kjo situatë është prezente në të gjitha çështjet gjyqësore. Falë kësaj mbështetje që i japim ne, duhet të kuptojë që ka një kufi.”

#Prokurorët #të #gjithëfuqishëm #në #sallë #por #duhet #të #dinë #kufijtë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button