Të shtyhet afati i regjistrimit të Diasporës dhe të njihen dokumentet e skaduara edhe në Shqipëri –

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka kërkuar shtyrjen e afatit të regjistrimit të diasporës dhe njohjen e dokumenteve të skaduara edhe në Shqipëri.
Berisha deklaroi se Parlamenti miratoi aktin vetëm 5 ditë përpara përfundimit të afatit të regjistrimit, duke shtuar se ka dalë shumë me vonesë.
“Ky akt i votuar vetëm 5 ditë para skadimit të afatit të regjistrimit, de facto e bën të pazbatueshëm në kuptimin që edhe njoftimi për miratimin e këtij akti është një njoftim shumë i mangët”, tha ai.
Kryedemokrati u bëri thirrje emigrantëve që të bëjnë gjithçka që këto 4 ditë që kanë mbetur, të shumëfishojnë numrin e shqiptarëve jashtë vendit që do votojnë më 11 maj, duke theksuar se vota e tyre ka rëndësi përcaktuese.
Sali Berisha: Dje parlamenti miratoi një akt vetëm 5 ditë përpara përfundimit të afatit të regjistrimit, në të cilin bën të mundur të votojnë me dokumente të skaduara qytetarët shqiptarë jashtë vendit.
Së pari, unë u bëj thirrje të gjithë shqiptarëve jashtë vendit të bëjnë gjithçka që këto 4 ditë që kanë mbetur, të shumëfishojnë numrin e shqiptarëve jashtë vendit që do votojnë më 11 maj dhe të bëhen kontributorë historikë në përmbysjen e narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Europë, narkoshtetit të Edi Ramës.
Vota e tyre ka një rëndësi përcaktuese.
Së dyti, kërkoj, dhe zyrtarisht do paraqesim kërkesën pranë KQZ, që të shtyhet afati i regjistrimeve pasi ky akt ka dalë shumë, shumë, shumë me vonesë.
Pra, ky akt i votuar vetëm 5 ditë para skadimit të afatit të regjistrimit, de facto e bën të pazbatueshëm në kuptimin që edhe njoftimi për miratimin e këtij akti është një njoftim shumë i mangët.
Ndaj dhe kërkoj shtyrjen e afatit të regjistrimit.
Dhe së fundmi kërkoj, dhe do dërgoj në Gjykatë Kushtetuese, respektimin e barazisë së shtetasve shqiptarë kudo që janë. Vlefshmërinë e dokumenteve të skaduara si për qytetarët në Shqipëri, ashtu edhe jashtë vendit.
Nuk kanë asnjë të drejtë të bëjnë këtë diskriminim të madh përveç fobisë nga vota e qytetarëve shqiptarë.
Ky është një akt i turpshëm dhe ne do bëjmë çdo gjë që qytetarët shqiptarë të konsiderohen të barabartë para ligjit.
#Të #shtyhet #afati #regjistrimit #të #Diasporës #dhe #të #njihen #dokumentet #skaduara #edhe #në #Shqipëri
Java News