Thasë me drogë në makinë, arrestohen 4 persona në Tiranë, zbardhen detajet e operacionit –

Katër persona janë arrestuar nga policia e Tiranës, në kuadër të një operacioni kundër shitjes së lëndëve narkotike.
Operacioni u zhvillua në rrugën “Bill Klinton”, ku shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin tip “Benz”, në të cilin gjatë kontrollit, në bagazh, janë gjetur dhe sekuestruar 2 thasë të mbushur me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, me peshë totale 11 kg.
Të arrestuarit janë shtetasit J. M, 27 vjeç dhe J. M., 35 vjeç të dy banues në Tropojë; Gj. H., 28 vjeç dhe O. I., 35 vjeç, të dy banues në Tiranë.
Njoftimi:
Finalizohet operacioni policor i koduar “Carry on”.
U kapën në flagrancë duke transportuar 11 kilogramë kanabis, me qëllim shitjen, vihen në pranga 4 shtetas.
Sektori për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës Operacionale, të DVP Tiranë, në kuadër të një procedimi proaktiv, nën drejtimin e Prokurorisë, pas një pune hetimore tremujore, ka organizuar dhe ka finalizuar operacionin policor të koduar “Carry on”.
Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan shtetasit:
J. M, 27 vjeç dhe J. M., 35 vjeç të dy banues në Tropojë; Gj. H., 28 vjeç dhe O. I., 35 vjeç, të dy banues në Tiranë.
Gjatë operacionit, në rrugën “Bill Klinton”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin tip “Benz”, në të cilin gjatë kontrollit, në bagazh, janë gjetur dhe sekuestruar 2 thasë të mbushur me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, me peshë totale 11 kg.
Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin dhe 5 celularë.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
#Thasë #drogë #në #makinë #arrestohen #persona #në #Tiranë #zbardhen #detajet #operacionit
Java News