Aktualitet

Kamberi: Vuçiq po luan me ndjenjat e serbëve, po teston edhe durimin e ndërkombëtarëve

Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka thënë se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq luan me ndjenjat e popullit serb, derisa teston durimin e ndërkombëtarëve.

Kamberi thotë se duke testuar disponimin e bashkësisë ndërkombëtare, Vuçiq po llogaritë në zgjedhjet e ardhshme.

“Tash kur iu është rrezikuar pushteti brenda Serbisë, Vuçiq luan me sentimentin dhe me faktin që duke mobilizuar elektoratin nacionalist serb, ai llogarit në zgjedhjet e ardhshme. Do të shohim se a do të arrijë t’i bindë ndërkombëtarët në radhë të parë që të ketë zgjedhje sërish, por nëse do të ketë zgjedhje, ai do të vazhdojë ta nxisë retorikën e vet, duke i shpallur heronj kriminelët e luftës, dhe të luaj me sentimentin, me ndjenjat e populli serb”.

“Vuçiq po luan me ndjenjat e serbëve, dhe po teston disponimin e ndërkombëtarëve. Ai shkon deri në një vijë të caktuar, kur i thonë stop, ai kthehet mbrapa. Ai thjesht luan me ndjenjat e popullit serb, dhe teston durimin e bashkësisë ndërkombëtare”, tha Kamberi. /Klankosova/



#Kamberi #Vuçiq #luan #ndjenjat #serbëve #teston #edhe #durimin #ndërkombëtarëve
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button