Sport

VIDEO/ Goli i dyshimtë në Serinë A në dëm të Milanit! Lojtari i Bolonjës jep asist me dorë, VAR-i e quan golin të rregullt

Milani është duke barazuar me rezultatin 1-1 kundër Bolonjës në ndeshjen e vlefshme për Serinë A. Kuqezinjtë gjetën rrugën e rrjetës në pjesën e parë të lojës, por vendasit barazuan vetëm pak pas nisjes së pjesës së dytë.

Goli i Kastros në minutën e 48 të takimit ka ngritur dyshime të mëdha. Pamjet tregojnë se përpara se topi të shkonte te Kastro, më parë preku dorën e shokut të tij të skuadrës. Por VAR-i e konsideroi golin të rregullt, pavarësisht se asisit erdhi nga dora e lojtarit të Bolonjës./Sport Ekspres/

#VIDEO #Goli #dyshimtë #në #Serinë #në #dëm #të #Milanit #Lojtari #Bolonjës #jep #asist #dorë #VARi #quan #golin #të #rregullt
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button