Na vjen turp nga vetja

Juventusi është eliminuar nga Kupa e Italisë pasi u largua nga Champions League. Bardhezinjtë janë mundur nga Empoli në ruletën ruse, pas barazimit 1-1 në kohën e rregullt. Menjëherë pas mbylljes së takimit, portieri Perin i ka kërkuar falje tifozëve dhe është shprehur se vetë lojtarët ndihen të turpëruar.
“Duhet të përfundojmë në top katërshen e Serisë A. Për ne, të luajmë në Champions League është thelbësore. Nuk ka bij kur.ash në këtë dhomë zhveshjeje dhe ne mund të ndërtojmë atë. Shpresoj që kjo disfatë të na dëmtojë aq shumë sa të mund të na bëjë të rritemi sa më shpejt. Na vjen turp nga vetja me pjesën e parë, me mënyrën sesi kemi luajtur. Këto humbje mund të krijojnë edhe plagë, por nuk është kjo koha, duhet të rritemi, netët si kjo të japin mundësi të rritesh”, tha Perin. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
#vjen #turp #nga #vetja
SportExpress