Sport
VIDEO/ “Gati të lërë gjurmën e tij”, klubi amerikan tregon stërvitjen e Myrto Uzunit

Myrto Uzuni i është bashkuar pak ditë më parë klubit të ri, me të cilët ka nisur përgatitjet për ndeshjen e radhës. Klubi Austin ka shpërndarë në faqen e vetë zyrtare në “Twitter” pamje nga seanca e fundit stërvitore të sulmuesit shqiptar.
“Gati për të lënë gjurmën e tij”, shkruhet sipër videos së shpërndarë, ku beratasi duket në një formë mjaft të mirë fizike. I shpejtë, i zhdërvjellët me topin dhe me një nuhatje të mirë të finalizimit të aksionit, Uzuni i ka treguar trajnerit disa nga cilësitë e tij. Ndeshja e radhës për Austinin është ajo e së dielës kundër Portlendit./Sport Ekspres/
#VIDEO #Gati #të #lërë #gjurmën #tij #klubi #amerikan #tregon #stërvitjen #Myrto #Uzunit
SportExpress