Sport

Kanë marrë 17 fitore në 17 ndeshje, presidenti Demi mirëpret rekordmenët e vegjël të Partizanit

Presidenti Gazment Demi ka vlerësuar arritjen e ekipit U16 të Partizanit në sezonin e tanishëm. Të rinjtë e klubit të kuq janë duke udhëhequr kampionatin me 17 fitore në 17 ndeshje të zhvilluara. Një rekord që padyshim ka krenuar drejtuesit e klubit. Për këtë arsye presidenti Demi ka vendosur të organizojë një drekë për ekipin U16 në shenjë shpërblimi për suksesin e jashtëzakonshëm që kanë arritur deri më tani.

“Presidenti Gazment Demi ka mirëpritur sot ekipin Partizani U-16, i cili ka rregjistruar një rekord origjinal në këtë sezon futbollistik. Djemtë e drejtuar nga trajneri Algert Hurdha dominojnë me meritë kampionatin me pikë të plota 51, teksa përgjatë 17 javëve të luajtura regjistrojnë plot 17 fitore me një golavarazh mbreslënës 64 gola të shënuar dhe vetëm 8 të pësuar.

Presidenti Demi dhe drejtori përgjithshëm Olsi Rama përgjatë një dreke të organizuar në ambientet e restorantit të kompleksit sportiv kanë përgëzuar 16 vjeçarët e kuq për këtë ecuri fantastike, duke i motivuar “rekordmenët” e moshave që shumë shpejt do jenë edhe pjesë e ekipit të parë. Drejtuesit më të lartë të klubit kanë theksuar se të gjitha ekipet e Akademisë Partizani kanë mbështetjen dhe vëmendjen maksimale”, ka njoftuar klubi Partizani përmes faqes zyrtare në “Facebook”./Sport Ekspres/

#Kanë #marrë #fitore #në #ndeshje #presidenti #Demi #mirëpret #rekordmenët #vegjël #të #Partizanit
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button