Tech
Shfaqi probleme shëndetësore sapo hyri në det, vdes 66-vjeçari në Golem

Një 66-vjeçar ka ndërruar jetë pasi ka rënë në kontakt me ujin në Golem. Njoftohet se sapo është future në det, 66-vjeçari, banues në Elbasan, ka shfaqur probleme shëndetësore.
Më konkretisht, dyshohet se mund të ketë pësuar arrest kardiak.
Sipas policisë, atij i është dhënë ndihma e parë nga familjarët e tij dhe nga roja i plazhit, por gjatë transportimit në spital ka humbur jetën.
/a.r
#Shfaqi #probleme #shëndetësore #sapo #hyri #në #det #vdes #66vjeçari #në #Golem