Qeveria i vazhdon mandatin edhe për 6 muaj komisionit për verifikimin e diplomave në veri të Mitrovicës

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme i ka vazhduar edhe për gjashtë muaj mandatin komisionit për verifikimin e diplomave në universitetin në veri të Mitrovicës.
Kurti ka thënë se qëllimi i krijimit të këtij komisioni ishte që t’u mundësohet qytetarëve të komunitetit joshumicë që t’i qasen tregut të punës dhe mundësive të barabarta brenda administratës shtetërore.
“Çdo qytetarë do ta ketë të drejtën për edukim e punësim. Për t’ua mundësuar qytetarëve tanë të komunitetit joshumicë që studiojnë në universitetin e Mitrovicës së veriut që t’i qasen tregut të punës dhe mundësive të barabarta brenda administratës shtetërore, kemi themeluar komisionin për verifikimin e diplomave. Me miratimin tuaj po ua vazhdojmë mandatin edhe për 6 muaj të këtij komisioni”, tha Kurti.
Gjithashtu gjatë kësaj mbledhje u emërua edhe drejtoresha e Agjencisë për Barazi Gjinore në kuadër të Zyrës së Kryeministrit.
Qeveria vendosi që në këtë pozitë të emërohet Edi Gusia.
“Komisioni pas përfundimit të procedurave në pajtim me Ligjin për zhytarë publik i ka propozuar qeverisë dy emra Edi Gusia 94.8 pike dhe Vehbi Mujkun 82.8 pikë. Propozoj që Edi Gusia të emërohet në pozitën e drejtores në Agjencinë për Barazi Gjinore”, tha Kurti.
#Qeveria #vazhdon #mandatin #edhe #për #muaj #komisionit #për #verifikimin #diplomave #në #veri #të #Mitrovicës
gazetablic.com