Sport

Çmenduri në Barcelona-Atletiko Madrid, 8 gola nuk mjaftojnë për të shpallur fituesin –

Çmenduri në Barcelona-Atletiko Madrid. Përballja e parë gjysmëfinale në Kupën e Mbretit ka ofruar spektakël dhe emocione të forta për futbolldashësit. Ndeshja e sotme ka përfunduar në barazim 4-4, teksa 8 golat e shënuar nuk kanë mjaftuar për të nxjerrë një fitues.

Sfida nisi vrullshëm. Alvarezi tundi rrjetën që në minutën e parë të takimit, ndërsa në të 6-n Grizmani dyfishoi shifrat. Megjithatë katalanasit reaguan shpejt dhe përmbysën rezultatin brenda pjesës së parë me anë të Pedrit (20’), Kubarsit (21’) dhe Injigo Martinezit (41’).

Levandovski i dërgoi shifrat në 4-2 në minutën e 74-t, por kundërpërgjigja nuk do të mungonte. Jorente ngushtoi shifrat 10 minuta më vonë, ndërsa Sorlothi fiksoi shifrat përfundimtare në 4-4 në minutën e 93-të. Finalisti i Kupës së Mbretit do të përcaktohet në ndeshjen e kthimit, e cila do të luhet në “Vanda Metropolitana” në Madrid./Sport Ekspres/

#Çmenduri #në #BarcelonaAtletiko #Madrid #gola #nuk #mjaftojnë #për #të #shpallur #fituesin
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button