Aktualitet

‘Me autobus’, Diego Simeone e komenton me ironi kur pyetet për derbin ndaj Real Madrid

Atletico Madrid do të vizitojë ‘Santiago Bernabeu’ për t’u përballur me Real Madridin në ndeshjen e kësaj jave në La Liga.

Pasi mposhti Getafen në çerekfinalet e Kupës së Mbretit këtë të martë, Diego Simeone ka komentuar në derbin e Madridit… me shumë ironi, transmeton Sport.

Duke folur në konferencën për shtyp, një gazetar e pyeti trajnerin e Colchonero se si do të arrinte skuadra e tij në Santiago Bernabeu. Simenone u përgjigj shkurt dhe me humor të mirë: “Ne do të arrijmë në derbin në Bernabeu në të njëjtën mënyrë si gjithmonë, me autobus.”

Përveçse është gjithmonë një përballje e nxehtë mes dy klubeve më të mëdha të Madridit, kjo lojë është edhe më e rëndësishme sepse Real Madridi po kryeson ligën me vetëm një pikë më shumë se Atletico. Takimi është caktuar të shtunën e ardhshme, në orën 20:00.

/ Sport/



#autobus #Diego #Simeone #komenton #ironi #kur #pyetet #për #derbin #ndaj #Real #Madrid
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button