Boll më me sjellje të pahijshme, Milani është me Fonseca: Theo Hernandez do të gjobitet nga klubi

Klubi i Milanit dëshiron të shmang episodet e mosdisiplinës që kanë karakterizuar këtë fillim sezoni për skuadrën kuqezi.
Pas dy penalltive të humbura ndaj Fiorentinës, Paulo Fonseca u ankua para kamerave për sjelljen e Theo Hernandez dhe Tammy Abraham: “Jam i mërzitur, ekzekutuesi i penalltisë është Pulisic. Nuk duhet të ndodhë më kurrë”.
Në rastin e Theo Hernandez, shkruan ‘Gazzetta dello Sport’, tashmë është vendosur një gjobë. Mbrojtësi francez ishte protagonist i tre episodeve negative gjatë ndeshjes në Firence: shkaktoi një penallti për Fiorentinën, i ‘vodhi’ një penallti Pulisic dhe më pas e humbi dhe në fund mori një katon të kuq pas ndeshjes pas ankesave tek arbitri.
E për këtë episodin e fundit tashmë klubi kuqezi ka vendosur të gjobisë lojtarin e tyre. Sot me njoftimin për shtyp të gjyqtarit sportiv do të dihet edhe masa e skualifikimit. Theo Hernandez me siguri do të mungojë ndaj Udineses dhe Bolognas.
/ Sport
#Boll #më #sjellje #të #pahijshme #Milani #është #Fonseca #Theo #Hernandez #të #gjobitet #nga #klubi
gazetablic.com