Berisha nuk ka mbështetje në Greqi nga emigrantët shqiptarët, mban afër Fredi Belerin –

Për analistin Endri Tafani, Berisha kërkon një mbështetje politike nga Greqia prandaj bëri atë deklaratë për çështjen e detit. Sipas tij, kjo bëhet pasi Berisha nuk është shumë i favorizuar në Greqi për të marr vota, pasi nuk ka mbështetje atje nga shqiptarët.
‘Berisha kërkon një ndihmë dhe mbështetje politike për zgjedhje nga Greqia, sepse emigrantët u bë ose jo marrëveshja ata do vijojnë punën e vet. Nuk ka asnjë përfitim. Emigracioni në Greqi ka votuar për PS në zgjedhjet e kaluara. Ka një hatërmbetje të vjetër për PD. PS ka më shumë mbështetje në Greqi. Duke qenë se nuk është i favorizuar Berisha mban afër figurën e Belerit dhe pretendon që të ketë më tepër mbështetjen e Greqisë në zgjedhje’, tha ai.
#Berisha #nuk #mbështetje #në #Greqi #nga #emigrantët #shqiptarët #mban #afër #Fredi #Belerin
Java News