“Mbylle moj gojën, hajdute”, debate të ashpra në Kuvend! Bardhi sulmon Felajn, deputetja: O palaço!
Deputeti demokrat, Gazment Bardhi është përfshirë në një debat të ashpër me zv kryetaren e parlamentit, Ermonela Felaj.
Bardhi ka thënë se mazhoranca po shërben si fasadë e incneratorëve dhe po mbron Felajn e Gjiknurit.
Në atë moment Fela ndërhyri dhe quajti palaço, gjë që vijoi me një shpërthim të Bardhit i cili e konsideroi si hajdute dhe gjobaxhie.
Bardhi: Kjo mungesë kuraje nga ana juaj është tregon se jeni në interes personal të Edi Ramës. S’është çështja e te Rrahman Rraja nëse nuk do kishte dakordimin e Ramës. As Ahmetaj, as Gjikunuri etj. Na tregoni ju procedurat ju? Për cilat procedurat te të drejtat e Ahmetajt. Nëse do të mbrohet ai mos të arratiset, të vijë në parlament të japë llogari dhe mos të shkojë nga aeroporti në aeroport me lekët që na ka vjedhur.
Pastaj mos na tregoni ju që i fusni me urgjencë ligjet për kanabisin.
Ju jeni fasada e inceneratorëve… i nxorët të gjithë pa përgjegjësi nga Felaj te Gjiknuri. Vetëm te incneratorët pas 6 orësh e con 220 euro…
Felaj: Palaço
Bardhi i duartroket me ironi:
“Palaço mua më thotë kryemafiozi yt dhe kur vjen nga një gjobaxhie si ty që i vendos gjoba dhe ka pushtuar prokurorinë e Tiranës. Ti je hajdute, gjobaxhie, ti s’duhet të ishte aty moj zonjë. Ke pushtuar prokurorinë e Tiranës zonjë, je fasada e incneratorëve. Ti dhe një pjesë e këtyre keni shkuar dhe jeni bërë fasada e incneratorëve. Mbylle moj gojën.”– tha Bardhi.
/a.r
#Mbylle #moj #gojën #hajdute #debate #të #ashpra #në #Kuvend #Bardhi #sulmon #Felajn #deputetja #palaço