Aktualitet

Arsyet pse kanë shthurur gjuhën në opozitë në javën e dytë të fushatës?

Nga Ylli Pata

Fjalimi i famshëm trash me libër shpie i Vrenozit në Korçë, nuk është një rast në fushatën që po bën opozita. Ai thjeshte u bë në një skenë të madhe të partisë më të madhe. Po të futesh në kanalet e komunikimit të partive të tjera, gjen edhe më tmerr. Një personazh shumë i kulturuar si Arjan Konomi, që është kthyer në ankorë e partisë së Adriatik Lapajt e bën Vrenozin të duket një aristokrat të vërtetë. Arjani e ka hapur krahun në një gjuhë të rëndë, agresive, sharëse ndaj Edi Ramës, në emër të një partie të re.

Ndërkohë që edhe partia e Agron Shehajt e ka retorikën agresive. Një gjuhë që është shthurur edhe më këto ditë, pa publikimit të dy sondazheve të rëndësishme të së hënës. Të cilët tregonin një të thënë bazike, ku mbi 51 përqind e quanin pozitive qeverisjen e Edi Ramës.


Nëse i referohemi precedentit më kontrovers politik, atij të Trump në SHBA, i cili kishte një retorikë të fortë ndarësë, mund të themi se atë retorikë ai e kishte përpara nisjes së finishit elektoral. Në fund, Trump ofroi një gjuhë më të gjetë, një gjuhë zgjidhëse, ndoshta jo pajtuese, por jo agresive. Sepse Trump dhe fushatat e tij synonin një votë të eektoratit jo fanatik.

Pasi nxitjen dhe thirjen e militantëve e bënë përpara muajit maratonë, përpara zonës zyrtare të fushatës. Është normale që thirrja emilitantëve të bëhet me mesazhe të forta, sulmuese ndaj kundërshtarëve, por ka një protokoll politik për këtë. Protokoll, që është në varësi të logjikës ku do të shkohet. Mesazhi i Ilir Vrenozit në Korçë, sado që ai është gallatë për tik-tok është kundërproducent. Korça është një qytet që nuk e ka pasur ndonjëherë logjikën e përplasjes politike. Edhe në kohën më të egër të shthurjes së klasës së Tiranës. Po pse ndodhi kjo?

Sepse shifrat e dalë nga sondazhet thonin që ka një pjesë njerëzish që nuk e duan qeverinë aktuale, por janë të pavendosur se ku do të shkojnë, apo anë të ndarë se ku do të shkojnë. Realisht ufta e dy javëve të fundit bëhet se kush të marrë skifterët. E për këtë duhet të tregohen më katolikë se Papa. Një logjikë natyrisht dritëshkurtër, pasi edhe demokratët anti-Rama nuk se janë njerëz pa logjikë. Ata kanë arsyet e tyre përse nuk e duan qeverinë, knë argument e tyre, opininet e tyre, e për këtë nuk kanë nevojë për sharje e çjerrje ku mungon argumenti.

Saktësisht më logjike ishte Dashamir Shehi, i cili u përball me argumente me qasjen e Ramës për gratë. Shehi tha se Edi Rama e ka me fjalë mbështetjes ndaj grave, pasi partia e tij e kishte në program, që edhe grave që punojnë në kompani private të kenë të shtunë e të të dielë pushim. Argument tabu që në fakt asnjë se hap, sepse orari dhe pushimi nuk është i sanksionuar në Republikën e Shqipërisë. Ç’ka na bën vend ekstra europian.

Megjithatë thelbi i këtij debate është se kemi të bëjmë me një lëvizje për të mobilizuar fanatikët anti-Rama, e jo elektoratin gri. Një luftë brenda llojit që zhvillohet edhe majtas në listat e hapura, por që nuk ka të bëjë me një logjikë të debatit politik në fushatë. i cili në javën e fundit do ekstremizohet edhe më egër, natyrisht me telekomandën në dorën e Edi Ramës…

TemA

Stylish GIF

#Arsyet #pse #kanë #shthurur #gjuhën #në #opozitë #në #javën #dytë #të #fushatës
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button