Sport

Investimet e FSHF në infrastrukturë/ Nis puna për rikonstruksionin e fushës me bar natyral në kompleksin “Shefqet Lamçja” –

Federata e Futbollit në bashkëpunim me Bashkinë Elbasan, ka nisur punimet për rikonstruksionin e një fushe me bar natyral në kompleksin sportiv “Shefqet Lamçja”.

Aktualisht, projekti ndodhet në fazat e para, ndërsa përveç fushës, do të rindërtohen edhe dhomat e zhveshjes, duke përmirësuar ndjeshëm kushtet në këtë kompleks sportiv.

Ky investim është pjesë e një programi më të gjerë të Federatës së Futbollit, që ka miratuar projekte të rëndësishme infrastrukturore në disa stadiume dhe fusha anembanë vendit, me qëllim përmirësimin e kushteve për zhvillimin e futbollit.

Ndërkohë, të tjera investime të rëndësishme në infrastrukturë pritet të miratohen së shpejti nga Federata e Futbollit.

#Investimet #FSHF #në #infrastrukturë #Nis #puna #për #rikonstruksionin #fushës #bar #natyral #në #kompleksin #Shefqet #Lamçja
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button