Aktualitet

“Në dhomë me 2 prostituta…”, detaje tronditëse për vdekjen e Liam Payne –

Detaje të reja kanë në dritë për vdekjen e këngëtarit Liam Payne. Mediat e huaja kanë bërë të ditur se në dhomën e hotelit ku ai po qëndronte u gjet sasi droge. Natën tragjike që i mori jetën, Liam Payne në fakt nuk ishte vetëm. Bashkë me të ishin dhe dy prostituta.

Payne ndërroi jetë më 16 Tetor të vitit të kaluar pasi ra nga ballkoni i hotelit ku po qëndronte. Pas vdekjes, autoritetet herë pas here kanë zbuluar detaje që mund t’i kenë shkaktuar vdekjen. Por, së fundmi një ekzaminim mjeko-ligjor doli në përfundimin se pak minuta para se 31-vjeçari të ndërronte jetë, ai kishte pasur kontakt intim me dy gra.

Nga kontrolli i telefonit të tij, u zbulua se ai kishte kontaktuar përmes rrjeteve sociale me dy prostituta të cilat i kishte ftuar në dhomën e hotelit ku po qëndronte. Ato mbërritën në dhomën e Payne rreth orës 11:30 të paradites. Bashkë me këngëtarin ato konsumuan drogë, pasi të kryenin të tre marrëdhënie seksuale.

Dokumenti gjyqësor tregon se pas dy orësh, Payne i nevrikosur thyen televizorin e dhomës së hotelit dhe u kërkon dy prostitutave që të largohen, duke mos i paguar.

Vdekja e Liam Payne është përpiluar në një dokument gjyqësor prej 35 faqesh të përgatitur nga gjyqtarët në Argjentinë. Kjo dosje gjyqësore me të gjitha provat e mbledhura mund të jetë një dritë shprese që të faktojë se miku i këngëtarit dhe dy punonjësit e hotelit që lidhen me vdekjen e këngëtarit janë të pafajshëm.

#Në #dhomë #prostituta #detaje #tronditëse #për #vdekjen #Liam #Payne
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button