Genc Prelvukaj: Nuk jam i mërzitur për rezultatet zgjedhore

Genc Prelvukaj, kandidat i PDK-së për deputet, ka thënë se nuk është mërzitur nga rezultati që mori në zgjedhjet nacionale të 9 shkurtit, pasi nuk arrit të kalojë pragun për t’u bërë pjesë e Kuvendit të Kosovës.
Në Edicionin Special të Klan Kosovës, ai ka deklaruar se e ka arritur objektivin e tij që e kishte vendosur paraprakisht, para se të niste fushata, duke folur për numrin e votave që ka arritur që është mbi 12 mijë.
“I mërzitur aspak, sepse garën për Kuvendin e Kosovës e kam marrë me shumë fleksibilitet, normalisht me seriozitet të plotë, mirëpo çfarëdo që do të ishte epilogu unë do të kisha të njëjtën bindje, të njëjtën qëndrim”.
“Realisht fitorja më e madhe gjatë fushatës qëndron se njeh shume njerëz, takon miq, pasuron rrethin që vështirë në rrethana të tjera përveç politikës vështirë do të kishe mundësi t’i njohësh, kjo është fitorja e parë sepse të fitosh njerëz të mirë, miq ta pasurosh rrethin, kjo është fitorja e parë që unë e kam pasë qëllim”.
“E dyta numri prej 12 mijë e 500 që mund të shkojë edhe më lartë shkaku i votave me kusht dhe të diasporës të bënë të ndjehesh mirë, paraprakisht e kemi pasë objektiv këtë numër, e kemi pasë të paqartë se sa duhej numri të ishte për të kaluar pragun një deputet, dhe ne supozonim deri në 12 mijë apo 15 mijë”.
“Në momentin që i caktuam vetes objektivin, unë me ekipin tim u ndjemë të kënaqur, ne e gabuam në kuptimin e pragut, por e arritëm objektivin kjo është një sinjal i mirë për herët e tjera, nëse një herë e kemi mbërri objektivin mund ta mbërrijmë edhe herëve të tjera”, ka thënë Prelvukaj.
#Genc #Prelvukaj #Nuk #jam #mërzitur #për #rezultatet #zgjedhore
gazetablic.com