Shkak, plakja e popullsisë dhe rritja e kujdesit ndaj shëndetit –

Plakja e popullsisë, e konfirmuar nga Censi i fundit, si dhe frika në rritje për shtimin e sëmundjeve po e kthejnë gjithnjë e më shumë vëmendjen e qytetarëve te shëndeti.
Sipas Institutit të Statistikave, gjatë vitit të kaluar u importuan 28.2 miliardë lekë produkte farmaceutike, një rritje prej 1.2 miliardë lekësh krahasuar me vitin 2023. Kjo shifër iu afrua nivelit më të lartë të regjistruar gjatë pandemisë Covid-19.
Një pjesë e konsiderueshme e këtyre importeve lidhet me suplementet dhe vitaminat, që shpesh merren pa recetë nga qytetarët me qëllim forcimin e imunitetit.
Sipas INSTAT, gjatë muajit të kaluar importet e produkteve farmaceutike në peshë arritën në 6,480 ton. Në krahasim me vitin 2020, kur barnat, vitaminat dhe suplementet ishin thelbësore për shkak të pandemisë, importet janë rritur me 374 ton.
#Shkak #plakja #popullsisë #dhe #rritja #kujdesit #ndaj #shëndetit
Java News