Tech

Arben Ahmetaj fotografohet duke shijuar kafen, ndërsa është tranzit në njërin nga aeroportet e BE-së

Gazetari Artan Hoxha ka publikuar në Facebook një foto të Arben Ahmetajt që është larguar nga Shqipëria pasi SPAK kërkon arrestimin e tij. Në këtë mënyrë Ahmetaj ka vendosur të mos përballet me drejtësinë.

“Mbani frymen njerez… Gjuetia per njeriun me te kerkuar ne Shqiperi, po vazhdon cep me cep te planetit…

Te henen paradite, menjehere sapo publikova lajmin se: “Ata” lart, kerkuan arrestimin e ish-numrit 2 te qeverise shqiptare, pasi u siguruan se ai e kishte kaluar kufirin shtetror shendoshe e mire,…. makineria e rende e prapagandes, u hodh ne veprim. Specialiste dhe eksperte u shfaqen ne mediat kombetare, duke kembengulur 100%, se lajmet per largimin e Ahmetajt ishin te paverteta.

Madje informonin opinionin publik me “bindje te plote”, se e kishin te konfirmuar nga “dy burime” te sigurta, qe Arben Ahmetaj nuk e kishte kaluar kufirin shteteror.

Pak me vone, ne mediat informative u shfaq nje lajm i dyte, qe vazhdonte te njejten linje.

Informacioni per largimin e Ahmetajt, para se SPAK t’i niste kerkesen per lejimin e arrestimit te tij, parlamentit te Shqiperise, nuk ishte i vertete.

Kete gje e kishin te konfirmuar nga avokatet e ish-zv/kryeministrit.

Diku nga mbremja, doli varianti tjeter.

Sipas versionit te ri, “Ahmetaj nuk mund te largohej, pasi kishte vendosur te perballej fort me drejtesine e re dhe kundershtaret e tij”..

Ne fakt Ahmetaj, tashme e ka kuptuar qarte ke ka kunder dhe se e duan me patjeter, brenda qelise burgut per te qene te sigurte se ai nuk do t’u hape telashe.

Sigurisht, kur publikova lajmin per largimin e Ahmetajt, nuk e kisha te konfirmuar as nga “dy burime” te shterura nga vapa e meskorrikut, as nga “çezma” te mbushura nga “uji i patronazhisteve”.

Te henen ne mbremje, publikova fotot-prove, ku Arben Ahmetaj, shfaqej mesditen e te premtes se 7 korrikut 2023, duke kaluar ne piken e kalimit kufitar me Greqine, ne Kakavije.

Ahmetaj, u fotografua ndersa kishte zbritur nga automjeti i tij dhe po vuloste pasaporten shqiptare te policet greke te kufirit.

Njeriu me i kerkuar ne Shqiperi, po udhetonte i vetem drejt nje vendi te BE-se, i veshur sportiv, me atlete te kuqe, pantallona te shkurtra dhe bluze verore. Qe nga ajo dite, vendodhja e Ahmetajt u kthye ne nje çeshtje me te madhe se vete çeshtja e madhe ne hetim te tij”, shkruan Hoxha.

Ai shkruan më tej se Arben Ahmetaj është fotografuar në njërin nga aeroportet e BE-së, por pa saktësuar se në cilin shtet.

 

#Arben #Ahmetaj #fotografohet #duke #shijuar #kafen #ndërsa #është #tranzit #në #njërin #nga #aeroportet #BEsë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button